Te Chelsea shpërthen çështja Diego Costa. Futbollisti nuk është grumbulluar nga Antonio Conte për sfidën e me Leicester. Shkak është bërë një debat i ashpër mes të dyve ku futbollisti ankohej për probleme me shpinën, por që nuk mendohej njësoj nga stafi mjekësor.

Antonio Conte nga ana tjetër e kishte kritikuar për formën fizike. Një marrëdhënie me dritëhije mes të tyre edhe pse sulmuesi është shënuesi më i mirë i kampionatit me 14 gola që kanë ndihmuar Chelsea të kryesojë renditjen.

Kjo ngjarje sipas mediave angleze mund ta largojë Diego Costa drejt Kinës ku e pret një ofretë prej 35 milionë euro në sezon, por futbollisti me anë të një fotoje të postuar në Instagram tregon dashurinë e tij për Chelsea.

Tv Klan