Një sherr mes dy personave në qytetin e Durrësit ka përfunduar me përdorimin e armëve. Policia bën me dije se 27-vjeçari Roland Peroj ka kërcënuar me armë 22-vjeçarin me iniciale R.B dhe ka qëlluar 5 herë në ajër, e më pas u largua.

Nga të shtënat fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar. Policia shkoi në vendngjarje dhe nisi menjëherë hetimet. Disa minuta më vonë, uniformat blu mundën të arrestonin 27-vjeçarin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në lagjen Nr.16. Grupi hetimor po merr në pyetje 22-vjeçarin që u përfshi në sherr, si dhe dëshmitarë të ngjarjes. Nga ana tjetër, Roland Peroj akuzohet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe prishje të rendit e qetësisë publike.

/tvklan.al