Një sherr mes dy nxënësve ka ndodhur sot rreth orës  9:30  në oborrin e gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’ në kryeqytet. Sipas burimeve të policisë dy adoleshentë,  janë konfliktuar me grushta dhe sende të forta (Celular).

I riu S. N ndodhet në S.Q.U. i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërsa F. P ndodhet ne ambientet e komisariati të policisë nr 2.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij konflikti./tvklan.al