Një 14 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë këtë të martë në Korçë.

Burime paraprake të policisë thonë se i mituri D.D është konfliktuar me një tjetër nxënës, në brendësi të ambienteve të një shkolle 9 – vjeçare, në të cilën ishin të dy nxënës.

Ai u dërgua në spital dhe pas marrjes së mjekimit është larguar për në shtëpi.

Ndërsa autori i dyshuar është kapur dhe po shoqërohet në Komisariat për veprimet e mëtejshme.

/tvklan.al