Një djalë i ri shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sherri masiv mes disa personave në Genoa të Italisë. Mediat lokale raportojnë se në konflikt u përfshinë 5-6 vetë, të cilët qëlluan njëri-tjetrin me sende të forta. Nga përleshjet, u plagos një i mitur shqiptar.

Ai pësoi dëmtime në kokë e në dorë dhe u dërgua në spital për trahtim mjekësor. Ndërkohë, personat e tjerë të përfshirë në sherr u arratisën. Policia u njoftua nga kalimtarët e rastit për konfliktin mes të rinjve. Shkaqet janë ende të paqarta, ndërsa pritet dëshmia e shqiptarit të lënduar për të treguar variantin e ngjarjes.

/tvklan.al