Një konflikt mes tre personave ka çuar në vdekjen e një 22 – vjeçari. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:45, në lagjen “Partizani” pranë rrugës së spitalit.

Viktima është Armando Rrapaj, banues në Vlorë. Ai mbeti fillimisht i plagosur me thikë dhe u dërgua në kirurgjinë e Spitalit Rajonal të Vlorë, por ndërroi jetë pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. 

Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy vëllezërve Klevis dhe Novrus Merko, përkatësisht 27 e 20 – vjeç.  Sipas policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Aktualisht, grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al