Një sherr për prishjen e një pazari të tregëtisë, ka përfunduar me nxjerrjen e armëve në fashtin Sheq, në Urë Vajgurore.

K.D,  60 vjeç, banues në fshatin Sheq dhe A.B, 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi nuk kanë rënë dakort për të realizuar tregëti me njëri- tjetrin për shkak të çmimit,  janë konfliktuar.

Në konflik e sipër dyshohet se shtetasi K.D ka qëlluar me armë gjahu (çifte) drejt automjetit në të cilën ndodhej shtetasi A.B.

Nga ky konflikt nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e këtij konflikti./tvklan.al