Një konflikt për çështje pronësie mes dy familjeve në Kukës, përfundoi me plagosjen e një personi në fshatin Krenzë të Kukësit. Si të dyshuar policia arrestoi Luan Tërshallën 40 – vjeç, ndërsa shpalli në kërkim vëllain e tij Sahit Tërshalla, 51 vjeç, të dy banues në fshatin Krenzë.

Sipas policisë të dy personat pas një konflikti që kanë pasur me një fqinj të tyre me incialet A.T, 26 – vjeç, tentuan ta vrasin atë. Sipas policisë në drejtim të 26- vjeçarit, është qëlluar me armë zjarri pistoletë “TT”.

Ky i fundit mori një plagë në trup dhe menjëherë u dërgua në drejtim të spitalit të Kukësit. Burimet e policisë thonë se Luan Tërshalla, u arrestua nga policia në flagrancë me akuzën e vrasjes në bashkëpunim dhe mbajtjes së armëve pa leje. Vëllai i tij u shpall  në kërkim nga policia me të njëjtën akuzë nga policia e cila është vënë në ndjekje të tij.

 

Tv Klan