Dy persona janë përfshirë në një konflikt gjatë mbrëmjes në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, në afërsi të vendit të njohur si “7 Xhuxhat” tek rruga e Elbasanit.

Në një njoftim të sajin, Policia e Tiranës sqaron se në këtë konflikt u përfshinë personat me iniciale E. Ç. dhe A. A. Ata kanë mbetur të dëmtuar lehtë dhe pas mjekimit në spital janë shoqëruar në Komisariat.

Aktualisht, autoritetet po punojnë për sqarimin e rrethanave e ngjarjes. Dyshohet se ngjarja ka ardhur për motive banale./tvklan.al