Pas përplasjes me mbështetësit e Chelsea, 200 tifozë të West Ham mund të dënohen, së paku duke iu ndaluar hyrja në stadiumet britanike për një sezon. Dënimi mund të jetë edhe më i rëndë me ndalim për gjithë jetën.

Veç hetimeve të policisë së Londrës, një çështje është hapur edhe nga Liga Angleze e Futbollit. Klubi i West Ham që ishte përgjegjës për sigurinë në stadium, për mospërmbushje të këtij detyrimi pritet të dënohet me tre ndeshje në fushën e vet pa tifozë.

Duke qenë se Anglia ka precedentë të theksuar të huliganizmit në futboll, për t’i dhënë rëndësinë e nevojshme ngjarjes ka reaguar edhe sekretarja e shtetit për sportin Tracey Crouch.

“Të gjithë ata që u përfshinë në këto ngjarje duhet t’u ndalohet përjetë hyrja në stadium”,

ka thënë Crouch.

Dy ditë më parë tifozët West Ham dhe Chelsea u përplasën që në shkallët e stadiumit, duke goditur njëri-tjetrin fillimisht me sende të forta, e më pas duke u konfrontuar fizikisht.

Tv Klan