Një i ri është plagosur me thikë nga kontrollori dhe fatorinoja i linjës së autobusëve Tiranë – Vorë.

Sipas policisë, fatorinoja Hazbi Begu, 23 vjeç është arrestuar në flagrancë, ndërsa kontrollori C.K., 28 vjeç, është shpallur në kërkim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e hënë në rrugën dytësore Tiranë – Vorë, kur në njërin prej autobusëve të lindjes pasagjeri 23-vjeçar  R.M., është konfliktuar për motive të dobëta me fatorinon e autobusit dhe me kontrollorin e linjës për autobusët.

Më pas kontrollori në bashkëpunim me fatorinon e kanë goditur me thikë të riun, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Kontrollori dhe fatorinoja do të përballen në gjykatë me akuzat për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. /tvklan.al