Lideri i Partisë Radikale serbe, Vojisllav Sheshel nuk ka hyrë në Kosovë, por i është drejtuar serbëve që e prisnin në sheshin “Braca Iliq” në Mitrovicën Veriore, nga Beogradi, nëpërmes një mesazhi të regjistruar audio.

Ai ka akuzuar Qeverinë e Serbisë, por dhe atë të Kosovës që nuk ia lejuan ardhjen në Kosovë, raporton Kosovapress.

Media kosovare kishin lajmëruar sot që Sheshel do të vinte në Kosovë, gjë që ishte ishte kundërshtuar nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Madje këto të fundit kishin paralajmëruar se, nëse Shesheli hyn në Kosovë, ai do të arrestohet./tvklan.al