Rusia shet makinenNjë studente milionere nga Rusia ka vendosur të shesë Mercedes-in e saj prej argjendi dhe gurësh swarovski për të bërë akte bamirësie.

Daria Radionova ka planifikuar të shesë makinën e saj për tu ofruar para shtëpisë së qenve në Manchester, e cila u dogj pak ditë më parë.

Sipas Darias ky është një akt i cili mund të frymëzojë shumë të tjerë për akte bamirësie.

Ajo tregon se mund të ofronte dhe para, por vënia e makinës në ankand është sipas saj një akt unik dhe i veçantë.

Zjarri në shtëpinë e kafshëve në Manchester vrau 60 qenë dhe la më shumë se 150 pa strehë.

K. Petro