gripi i derritNdryshimi i temperaturave ka sjellë edhe shtim të virozave. Organizata Botërore e Shendetetësisë raporton se ndodhemi në javën e tretë të qarkullimit të gripit stinor.

Në të gjitha vendet e europës raportohet një qarkullim me intesitet të ulët të virozave stinore.

Deri më tani sipas OBSH janë dyshuar për grip 429 raste në 36 vende , por vetëm 1% kanë rezultuar pozitiv. Aktualisht Shqipëria nuk ka të konfirmuar asnjë rast me grip.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë botërore edhe këtë sezon pritet të qarkullojnë të njetat viruse me dy vitet e shkuara ,që janë gripi  A (H3N2), A (H1N1), dhe gripi i tipit B.

Tv Klan