Kur ka kaluar më shumë se 1 vit nga arrestimi i tij për mashtrim me pasoja të rënda është shfaqur për herë të parë në sallën e gjyqit, Kastriot Ismailaj. Ai është gjetur i paparëgatitur nga prania e kamerave në sallë.

Biznesmeni 53-vjeçar i bërë i njohur per aferën CEZ-DIA ka kërkuar nga togat e zeza që të pyetej edhe ai për praninë e kamerave në sallë.

Pas këtij momenti gjykata ka shtyrë seancën për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës të Ismailajt dhe të dëshmiatrëve të thirrur.

Për këto arsye procesin ndaj Ismailajt u shty për në Shtator.

Kastirot Ismailaj akuzohet se ka përvetësuar 5 milion euro nga mbledhja e borxheve të CEZ.

Tv Klan