Një papagall i rrallë blu, i cili besohej të ishte zhdukur është parë në Brazil për herë të parë pas 15 vitesh.

“Spix Macaw” quhet papagalli i egër i cili është kapur i vetmuar duke fluturuar përmes pemëve në Bahia.

Kreu i Shoqatës Braziliane për “Ruajtjen e zogjve”, tha se ai besonte se ishte liruar nga ndonjë gjuetar pa leje për të shmangur arrestimin.

“Jam i gëzuar për lajmin, edhe populli duhet te jetë i gëzuar, papagalli i rrallë u kthye”

, Tha Pedro Develey.

Megjithatë, nga vëzhgimi fillestar, vendodhja e saktë e papagallit është e panjohur, ka raportuar gazeta, “Estado de Sao Paolo”./TvKlan.al