Një shfaqje e vënë në skenë nga artisti belg Jan Fabre, në një festival artistik ka shkaktuar reagime të forta në  Greqi.

Në shfaqje artistët performojnë nudo në skenë, çka është cilësuar si një skandal nga opinioni publik në Greqi. Një tjetër arsye pse kjo pjesë artistike është kritikuar dhe kundërshtuar fort, është sepse Jan fabre, është drejtori artistik i festivalit dhe sipas komunitetit të artistëve, nuk mund të vërë një skenë të tijën pasi përbën konflikt interesi.

nudo 1

Pas reagimeve të forta të opinionit në Greqi, Jan Fabre lajmëroi  dorëheqjen nga posti i drejtorit artistik të festivalit.

Kundërshtitë  ndaj artistit belg nisën që me emërimin e tij nga Ministria greke e Kulturës, pasi Fabre, është i nohur për artin e tij kontraversial.

Tv Klan