37 – vjeçari Gentian Gaxha ka përfunduar në pranga e policisë së Durrësit, pasi u kap duke shfrytëzuar për prostitucion tre vajza të mitura.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se viktima të tij kanë rënë vajzat me iniciale S.P. 17 vjeçe,  B.A. 17 vjeçe dhe  K.Xh. 17 vjeçe, banuese në Durrës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, policia thotë se ka nisur një procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të njërës prej vajzave, K.Xh, për veprën penale “Prostitucioni”.

Aktualisht efektivët e Durrësit vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Ndërkohë, policia thotë se për shkak të hetimeve nuk bën me dije më shumë detaje./tvklan.al