Sonte në mbrëmje qielli do të ndriçohet nga një shi meteorësh. Por si gjithnjë, kur ka një event qiellor kaq të bukur, ata që janë të apasionuar pas supersticioneve kanë gjithmonë diçka për të krijuar panik.

Shiu i meteorëve në fakt prodhohet nga kometa halley, që kalon pranë planetit tonë çdo 75 vjet.

Sipas “

The Sun

”, ne nuk do të jemi në gjendje ta shohim kometën, por do të dallojmë fragmente të bishtit teksa prek atmosferën e tokës, duke shkaktuar yje që bien nga qielli.

Por nëse dëgjoni profecitë e Nostradamus, mund të ndryshoni mendim.

Nostradamus shkruajti:

“Një zjarr do të bjerë nga qielli që do të shfaqet në disa shtete dhe do të djegë pallate, zjarri do të jetë i madh”.

Në fakt, ai tha se kjo profeci do të ndodhte në 1607 – ën dhe jemi të gjithë jemi dëshmitarë që fatmirësisht i kemi shpëtuar atij viti.

Nga ana tjetër, parashikimet e Nostradamus nuk kanë qenë asnjëherë 100 përqind të sakta. Por kjo si ka ndaluar njerëzit të spekulojnë dhe të frikësohen, duke iu druajtur faktit se mund të ketë ngatërruar datën.

Edhe në të shkuarën kometa Halley ka ngjalllur frikë tek njerëzit e madje edhe shkencëtarët, megjithatë parashikimet nuk kanë dalë, ndaj sonte shijoni yjet që bien nga qielli dhe flini të qetë./tvklan.al

sun