eni cobaniMori angazhim publik në rubrikën shihemi ne gjyq të së dielës shqiptare në televizionin klan, për të zbardhur plotësisht çështjen në ngarkim të Petrit Gjetës, i cili vuajti për 1 vit e gjysëm dënimin në paraburgim për akuzën e vrasjes në bashkëpunim.

Avokatja Eni Çobani pasi dëgjoi Petritin dhe dajën e tij  në seancën e ndërmjetësimit të dielën e kaluar mori përsipër të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarje, duke bërë që kjo çështje të rikthehet për gjykim në gjykatën e rrethit të Pukës.

Bëhet fjalë për një vrasje të kryer në gusht të vitit 2011, për të cilën u shpallën fajtor Petrit dhe vëllai i tij, i cili ndodhet ende në qelitë e paraburgimit. Por daja i dy vëllëzervë pretendon se Petriti është dënuar pa të drejtë nga gjykata pasi ai nuk ka qenë i pranishëm në ngjarje. Avokatja Eni Çobani ka shprehur bindjen se sistemi i drejtësisë do të rizbardhë të vërtetën dhe do të japë drejtësinë e munguar.

Eni Çobani bën një apel përmes të cilit kërkon të sensibilizojë jo vetëm mediat por edhe shoqërinë.

Avokatja Eni Çobani shprehu angazhimin për ndjekjen deri në fund të këtij rasti.