Shijak – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë arrestuar në flagrancë Altin Metën.

Ditën e djeshme në autostradën Tiranë – Durrës, në rrugën pranë urës së lumit Erzen, pas një konflikti për motive të dobëta, Altin Meta 25 vjeç, banues në Sallmone, Shijak. ka goditur me shkop në kokë A.M. 41 vjeç, banues në Sallmone.

Dy personat e mësipërm janë kushërinj me njëri-tjetrin. A.M. ka kërcënuar me thikë vëllain e të arrestuarit,  B.M. 23 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, ndaj të cilit filloi edhe procedimi penal në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./tvklan.al