Shirat e fundjavës kanë detyruar korporatën elektroenergjitike që të shesë sërish energji. Burime zyrtare pranë KESH, bëjnë me dije se në ditët në vijim do të hapet një procedurë eksporti për një sasi 38 500 MËH për datat 8 deri në 14 dhjetor.

Intensiteti i reshjeve pritej që të ishte i njëjtë me atë të disa ditëve më parë, por së fundi parashikmet janë në rënie, çka ka ulur edhe projektimet për shitjen e energjisë. Korporata bën me dije se rënia e konsumit të energjisë elektrike ka bërë që edhe OSHEE të konfirmojë një sasi energjie ditore me të ulët se ajo që kishte projektuar në fillim.

Për të eleminuar shkarkimet, korporata do të verë në punë sërish të gjitha kapacitetet që të ezaurojë prurjet e ujit që mblidhen në kaskadën e Drinit.

KESH ka kërkuar edhe nga korporata e elektroenergjitke e Kosovës që të nisë shkëmbimin e energjisë me qëllim tërheqjen e të njëjtës sasi në kohë thatësire, por përgjigja nga KEK ka qenë negative, duke mbetur si alternativë e vetme eksporti.

Nga këto operacione llogaritet se vlera e fitimit nga shitja e sasisë së energjisë të sigurojë rreth 2 milion euro të ardhura për KESH-in.

/Tv Klan