shishqebap

Përbërësit për 4 persona:

500 g mish (qengji, derri ose viçi)

4 kokrra qepë mesatare

3 lugë vaj ulliri

2 lugë uthull

Kripë

Piper

Dafinë

Rigon

Përgatitja:

Marrim mishin i cili duhet të jetë tul dhe e presim në kubikë. E vendosim në një enë dhe lart shtojmë uthull, vaj ulliri, piper, majdanoz, dafinë dhe qepë, të cilat i kemi prerë në rrathë. I përziejmë të gjithë ingredientët me njëri – tjetrin dhe i lemë mënjanë në një vend të freskët për rreth 4 orë, në mënyrë që mishi të marinohet.

Marrim shufra të holla metalike ose druri dhe fillojmë përgatitjen e shishqebapit.

Vendosim një copë mish dhe më pas një rreth qepë nga ato që që hodhëm për marinimin e mishit, më pas një copë mish tjetër, qepë e kështu me radhë.

Pasi të kemi përfunduar me përgatitjen e të gjithë mishit, i hedhim kripë e rigon dhe i pjekim në zgarë, mbi sobë ose në prush.

tvklan.al