Një çift italian dhe një shqiptar kanë përfunduar në pranga të policisë italiane, në Venecia. Të arrestuarit janë Mauro Lucchetti, 53 vjeç, bashkëshortja e tij dhe shqiptari F.X, 34 vjeç.

Çifti italian kishte një dyqan për shitjen e maskave veneciane dhe ai përdorej si laborator droge. Shqiptari sipas mediave italiane ishte furnizuesi i tyre.

Hetimet nisën që në vitin 2014, ndërsa operacioni u kodua “Bauta”, duke iu referuar emrit të lashtë të maskave veneciane.

droga

Policia ka gjetur në dyqanin e tyre rreth 2.5 kg marijuanë e ndarë në doza, gati për shitje. Sipas hetimeve duke u fshehur nën “hijen” e një biznesi të rregullt, tre të arrestuarit kanë bërë qindra mijë euro fitime nga droga./tvklan.al