2Është diamant i bardhë dhe ekspertët e shtëpisë së ankandeve thonë se ka tejdukshmërinë dhe qartësinë më të lartë, ndër diamantët që deri më tani janë shitur nëpër ankande.

Vlera e shitjes përllogaritej fillimisht nga 19 deri 25 milionë dollarë. Diamanti u nxorr nga minierat e Afrikës së Jugut 10 vite më parë. Para se të përpunohej, peshonte 2 herë më shumë.

Deri më tani, vetëm 5 të tillë mbi 20 gramë janë shitur në ankande në 25 vitet e fundit. Rekordin e mban diamanti i bardhë 23.6 gramë i shitur për 30.6 milionë dollarë në vitin 2013, nga Sotheby’s.

Tv Klan