Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve i kërkon qeverisë një fond të veçantë për fermerët që merren me kultivimin e duhanit. Kjo kërkesë vjen në kushtet kur prodhimi i duhanit ka degraduar në nivel minimal. Kjo ndodh kryesisht për shkak të rënies drastike të çmimit pasi i gjithë tregu është monopol i një kompanie grumbullimi.

Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve ngre shqetësimin për duhanin që tregtohet në rrugë në mënyrë të pakontrolluar. Veç informalitetit, Selami thekson se rrezikohet dhe shëndeti i konsumatorit.

Aktualisht kjo agjenci merret me testimin e farës se duhanit dhe me analizën e produkteve të cigareve që futen ne Shqipëri. Por kjo nuk mjafton, pasi institucioni që ai drejton duhet të marrë  rolin e kontrollit të gjithë zinxhirit të prodhimit të duhanit në vend nga mbjellja e deri tek dorëzimi te konsumatori. Aktualisht kontrollin në tregje e  ka si kompetencë AKU.

Në Shqipëri aktualisht grumbullohet duhan, por mungon prodhimi paketave. Për të kryer këtë, Agjencisë Kombëtare te  Duhan Cigareve thotë se ka patur interes nga dy kompani të mëdha që po shqyrtohen.

Klan Plus