Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka aksidentuar një të moshuar, që udhëtonte me biçikletë. Në pranga ka përfunduar Andi Hajredinaj, banues në Divjakë.

Në lagjen “Bishanak” të Fierit, Hajredinaj duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me targë CF 966 DH ka goditur 57-vjeçarin N.R.

Ai është larguar nga vendi i aksidentit. 57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë policia e Durrësit ka arrestuar 18-vjeçarin, Paulin Doda.

I riu duke drejtuar automjetin tip”Renault”, me targa gjermane HAL140N, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ku është përplasur me një shtyllë elektrike, si dhe ka thyer një pemë./

tvklan.al