FlamurtariHumbja e fundit me Teutën ka sjellë shkarkime të Flamurtari. Klubi vlonjat ka larguar trajnerin Ernest Gjoka dhe stafin e tij pas të një mbledhje të zhvilluar të enjten.

Kësaj furtune i ka shpëtuar vetëm trajneri i portierëve, Luan Birçaj që ka marrë përkohësisht drejtimin e ekipit vlonjat.

Rezultatet e dobëta kanë sjellë largime, por edhe pezullime të disa titullavëve mes tyre edhe kapitenit Franc Veliu apo futbollistëve të rëndësishëm si Nijaz Lena e Gjergji Muzaka.

Flamurtari pas 10 javësh kampionat ndodhet në vendin e gjashtë dhe ka 13 pikë. Vlonjatët nuk fitojnë një ndeshje të Superligës prej 5 javësh.

Tv Klan