Pak pasi Kryeministri Edi Rama u kërkoi publikisht dorëheqjen të gjithë drejtorëve të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai tha se Edi Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush janë krerët e hipotekave, sa hajdutë e sa abuzues janë.

Por per të kanë qenë në rregull sepse i kanë shërbyer pushtetit të tij personal dhe miqve të tij. Ai vete i ka caktuar, i ka mbrojtur, dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij si duhet: siç beri me Cyrben e hipotekes se Durrësit, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyrë, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq.

 “

Kete shef hipoteke Edi Rama, sot e ka bere deputet. Cyrbja eshte modeli i tij për hipotekat, të tjerat janë dokrra pleniumesh që nuk i ha askush

”, shkroi Basha në Facebook./tvklan.al