Shkarkohen nga detyra dy zyrtarë të Hipotekës

Zhdukën dy kartela pronësie


Dy specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Korçë janë shkarkuar nga detyra dhe ndaj tyre është depozituar kallëzimi penal pranë organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Kryeregjistruesi Elion Semanaj ka firmosur ndërprerjen e marrëdhënies së punës për dy zyrtaret, pasi është verifikuar se në bashkëpunim kanë zhdukur dy kartela pronësie.

Menjëherë është ngritur një grup pune dhe është kërkuar një hetim i brendshëm i institucionit. Në këto kushte, janë kontrolluar kamerat e sigurisë së institucionit dhe është evidentuar se dy punonjësit e zyrës, kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin në këtë vepër penale./abcnews.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*