Ministrja e Drejtësisë ka lajmëruar shkarkimin e disa zyrtarë të hipotekave, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Denoncimi për të 2 rastet, një në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier dhe tjera në Tiranë janë bërë në “Platformën Bashkëqeverisëse” dhe si për të dëshmuar funksionimin e saj, masat displinore kanë qenë të menjëherëshme nga ana e ministres.

Ministrja ka bërë edhe një paralajmërim për të gjithë punonjësit e institucioneve në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, që të zbatojnë ligjin dhe mos të krijojnë zvarritje për qytetarët.

Tv Klan