Pas publikimit të rastit të dhunës në Shtëpinë e Foshnjes në Durrës, nga emisioni STOP, në Televizionin Klan, Bashkia e Durrësit ka shkarkuar nga detyra edhe drejtoreshën e këtij institucioni.
“Reagimi i Bashkisë së Durrësit ka qenë i menjëhershëm dhe sot drejtoresha e atij institucioni nuk është më në drejtim të tij” – deklaroi Klosi.
Duke marr shkas nga rastet e dhunës të denoncuara nga mediat, Shërbimi Social shtetëror ka ndryshuar kontratat e punës, për punonjësit social.
“Të gjithë punonjësit social tani kanë nënshkruar një marrëveshje dhe një kontratë të pastër ligjore me Institutin e Shërbimit Social në të cilën ata e pranojnë se çdo akt dhune i dënon ata penalisht.”
2 Tetori, Dita Kundër Dhunës është përcaktuar nga ministria, si dita e testimit për punonjësit social. Për Ministrin e Mirëqenies Sociale, mbetësit në testim nuk do të kenë asnjë shans për të vazhduar punën në institucionet e përkujdesit social.
Tv Klan