Një lëvizje e papritur e këshilltarëve të partive të vogla të majta dhe të djathta ka sjellë shkarkimin e kreut të këshillit bashkiak të Lezhës Gjokë Noka, përfaqësues i Partisë Socialiste.

Në mbledhjen e thirrur nga 1/3 e këshilltarëve dhe e drejtuar nga nënkryetari i këshillit Zef Doçi, përfaqësues i PDIU-se, përmes mocionit hodh në votim propozimi për largimin e Nokës.

Pro largimit votuan 22 këshilltarë. Sipas këshilltareve arsyetimi është se ish kryetari Noka, nuk ka mbledhur këshillin prej gati 3 muaj. Më pas këshilltarët e pranishëm vijuan me procedurën e zgjedhjes së kreut të ri të këshillit. Në garë ishin këshilltari Aris Mema dhe Kristjan Gjidoda. Nga votimi i fshehtë dhe më pas numërimi, rezultoi fitues Kristjan Gjidoda, i cili vjen nga radhët e Partisë Socialiste të Moderuar./ABC