Shkarkohet nga detyra me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, Drejtori i Policisë së Burgjeve, Petrit Koshaj.

Lajmi është konfirmuar nga dikasteri i Drejtësisë, ku thuhet se arsyeja e lirimit nga detyra është mos përmbushja e detyrimeve gjatë ushtrimit të detyrës.

Petrit Koshajë është emëruar në krye të kësaj detyre nga ish – Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe ka një karrier të pasur në organet ligjzbatuese në Shqipëri.

Nga ana tjetër, gjatë mesditës së mërkurë me është bërë edhe rotacion i drejtorëve në dy paraburgimet e kryeqytetit dhe institucionin e vuajtjes së dënimit në Fushë-Krujë./ABC News