Një ish – prokuror federal i New Yorkut rrëfeu në të parën intervistë mediatike se u shkarkua pasi nuk pranoi t’i përgjigjej një telefonate të përsëritur të Presidentit Donald Trump. Bharara i quajti telefonatat e Trump të pazakonta.

“Thirrjet nga zoti Trump kishin kaluar kufirin e zakonshëm që ndante degën ekzekutive dhe hetuesit e pavarur kriminalë. U shkarkova pas refuzimit për të marrë një telefonatë të tretë.”

Bharara, i cili shërbeu si prokurori më i lartë federal në Manhatan, tha se Trump ishte përpjekur të “kultivonte një lloj marrëdhënieje” me të pas një takimi që dy burrat patën në fund të vitit 2016.

Telefonatat e Trump iu dukën të papërshtatshme, pasi në shtatë vjet e gjysmë Presidenti Obama nuk i kishte telefonuar asnjëherë.

Intervista erdhi vetëm pak ditë pas dëshmisë së ish – shefit të FBI – së James Comey, edhe ai i shkarkuar nga Trump në muajin Maj. Prokurori Bharara ndodhej në sallën e Kongresit, kur Comey jepte dëshminë e tij.

TV KLAN