Vazhdon aksioni i Policisë së Shtetit: Të korr kanabisin! Kështu 50 mijë bimë kanabis janë asgjësuar nga policia.

Pas një aksioni masiv në Memaliaj dhe Këlcyrë janë asgjësuar plot 38 mijë bimë kanabis. Lënda narkotike ishte e mbjellë në 45 parcela, në fshatrat Buz dhe Luftinjë.

Ndërkohë policia e Vlorës thotë se ka asgjësuar 12 mijë bimë kanabis, që u gjet në tre fshatra: Sevaster, Kuç dhe Kardhikaq.

E në të dyja rastet droga është pa autor. Policia thotë si gjithmonë se është në kërkim të tyre, por në shumicën e rasteve autorët ikin në drejtim të paditur./tvklan.al