7 persona, mes tyre edhe 1 shqiptar kanë përfunduar në prangat e autoriteteve greke, në Rhodes, pasi dyshohen si pjesë e një bande të trafikut të drogës. Arrestimi i tyre, sipas mediave helene, erdhi pas një hetimi 4 mujor.

Duke cituar burime policore, “

Ekathimerini”

shkruan se pjesë e këtij rrjeti trafikantësh dyshohet të jenë më shumë se 270 persona.

7 të dyshuarit pritet që të përballen me akuzat e marrjes pjesë në një organizatë kriminale, kultivim dhe shitje të substancave narkotike, zhvatje, vjedhje dhe posedim të armëve të jashtëligjshme.

6 prej të arrestuarve janë rezidentë në Rhodes, të moshës 29 dhe 57 vjeç, ndërsa shqiptari mësohet se një është 38 – vjeçar, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Policia mësohet se ka shpallur në kërkim edhe një 60 – vjeçar grek, si dhe një shqiptar 34 – vjeç, që besohet se janë kokat e kësaj bande./tvklan.al