Policia e Durrësit ka mundur të shkatërrojë një bandë kriminale e cila qëndronte pas dhjetëra vjedhjeve në banesa në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar.

Dy persona kanë përfunduar në pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata janë Rezart Hyskolli 29 vjeç, dhe Gentjan Kala 30 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe të dënuar më parë për vjedhje. Kala aktualisht është me masë sigurie ”Arrest shtëpie” për veprën penale të vjedhjes.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur S.T, 27 vjeç dhe D.I, 24 vjeç të dy banues në Tiranë. 

Këta persona qëndronin të paktën pas 20 grabitjeve në qytetin e Durrësit.

Ata janë kapur në flagrancë nga policia duke vjedhur banesat e shtetaseve L.B në lagjen Nr.1 dhe R.B  në lagjen Nr.6 në Durrës.

Pas hetimeve të kryera nga policia në mënyrë të vazhdueshme është zbuluar se autorët kishin një apartament në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës ku pas kontrollit janë gjetur mjetet si më poshtë:

Një armë zjarri pistoletë, model 54, gjashtë fishekë, model 54, kalibri 7.62 mm, një automjet tip Golf, një automjet tip Toyota, veglat me të cilat realizonin hapjen e dyerve duke thyer bravat (çelësa të adoptuar, fisha alumini, flutura shtrënguese, kaçavida, çelësa Anglez, dy palë dorashka), një sasi prej 130 000 lekë të reja, 300 dollarë amerikane, 150 €, rreth 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, bizhuteri të ndryshme si: 20 varëse, 50 unaza, 18 byzylykë, 60 palë vëthë, 10 medalione, 19 ora, 7 parfume, 6 telefona celularë, 6 karta komunikimi, 1 kamera, 2 aparatë fotografikë kartë abonimi TV, Playstation  etj.

Specialistët e krimeve kanë mundur të bëjnë zbardhjen e 18 vjedhjeve të dyshuara nga personat e mësipërm:

1.Më datë 01.11.2016, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Ll. R. 59 vjeç, ku kanë marrë 1 000 € dhe disa bizhuteri.

2.Më datë 18.11.2016, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Q.Ç. 65 vjeç, ku kanë marrë 83 000 lekë.

3.Më datë 24.11.2016, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases M.Sh. 51 vjeçe, ku kanë marrë 100 000 lekë dhe disa bizhuteri.

4.Më datë 27.12.2016, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H..L. ku kanë marrë 1 Televizor.

5.Më datë 01.01.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit D.Ç. 46 vjeç, ku kanë marrë 1 300 000 lekë dhe disa bizhuteri.

6.Më datë 07.02.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit G.T. 43 vjeç, ku kanë marrë 40 000 lekë dhe 400 €.

7.Më datë 22.02.2017, në lagjen Nr.7, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.Sh. 65 vjeç, ku kanë marrë dy televizorë.

8.Më datë 06.03.2017, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.A. ku kanë marrë sende me vlerë rreth 225 000 lekë.

9.Më datë 08.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.V. 27 vjeç, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një lap-top.

10.Më datë 09.03.2017, në lagjen Nr.18, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.K. 50 vjeç, ku kanë marrë 100 000 lekë dhe disa bizhuteri.

11.Më datë 09.03.2017, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit G.B. 39 vjeç, ku kanë marrë disa bizhuteri.

12.Më datë 15.03.2017, në lagjen Nr.9, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.S. 74 vjeç.

13.Më datë 23.03.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.L. 53 vjeç, ku kanë marrë dy televizorë.

14.Më datë 03.04.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases Y.K. 52 vjeçe, ku kanë marrë disa oriendi shtëpiake.

15.Më datë 12.04.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.M. 34 vjeç, ku kanë marrë 50 000 lekë.

16.Më datë 14.04.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.L. 25 vjeç, ku kanë marrë disa bizhuteri.

17.Më datë 18.04.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit V.C. 54 vjeç, ku kanë marrë 80 000 lekë dhe disa bizhuteri.

18.Më datë 18.04.2016, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Z.Ç. ku kanë marrë 150 000 lekë dhe disa bizhuteri.

/tvklan.al