Policia londineze ka shkatërruar një grup që planifikonte sulme terroriste. 6 persona janë vënë në pranga pas një kontrolli në një apartament ne veri-perëndim të Londrës.

Gjatë një kontrolli tjetër, një grua në të 20-at ka mbetur e plagosur pasi efektivet u detyruan ta neutralizonin te dyshuarën që për një kohë të gjatë kishte qenë nën hetim. Kjo është hera e parë pas 10 vitesh që policia londineze qëllon mbi një grua.

Një djalë 16-vjeçar, një burrë dhe një grua, që të dy të moshës 20 – vjeçare, u arrestuan. Në Kent u arrestua edhe një grua 43-vjeçare.

Dy te arrestuarit e tjerë janë të moshës 28-vjeç.

Zyrtarët thanë se operacioni nuk kishte lidhje me arrestimin e një ditë më parë, kur një i dyshuar për lidhje terroriste u vu ne pranga pranë Parlamentit.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat e përgatitjes dhe nxitjes së akteve terroriste.

Tv Klan