Një operacion antidrogë i policisë greke i koduar “Fundi”, ka çuar në pranga 8 persona, nga të cilët 5 shqiptarë dhe 3 grekë. Në kërkim janë shpallur edhe tre persona të tjerë, një shqiptar dhe dy grekë.

Grupi kriminal drejtohej që nga një 35-vjeçar shqiptar, shpërndante lëndë narkotike, kryesisht kokainë, në lagjet kryesore të Athinës. Anëtarët e arrestuar të organizatës kriminale akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje dhe pastrim të parave. Një shqiptar dhe një grek ishin “krahët e djathtë” të liderit 35-vjeçar, të cilët kujdeseshin direkt për magazinimin e kokainës, të cilën më pas e dorëzonin të pjesëtarët e tjerë të bandës dhe më pas shitej në doza në lagjet e kryeqytetit grek.

Kjo është skema që përdorej prej tyre, sipas hetimeve të policisë së Athinës që zgjatën prej disa muajsh. Gjatë operacionit të zhvilluar ditën e djeshme, në total janë sekuestruar 2 kilogramë kokainë, disa doza kanabis, 5 makina, 3 motorë, 55.810 Euro, pistoleta, 41 fishekë të kalibrave të ndryshëm, materiale dhe sende që përdoreshin për peshimin dhe paketimin e drogës.  /

tvklan.al