Policia e Shkodrës ka arrestuar 16 shtetas për kultivim kanabisi, pas një hetimi që zgjati 10 muaj. Në kuadër të operacionit të koduar “Early Spring”,  u sekuestruan 31.140 rrënjë kanabis, armatime, 9 automjete, 22 telefona celularë etj.

Hetimi 10-mujor ka qenë i përqendruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike. Policia po punon për kapjen e disa personave të tjerë të shpallur në kërkim, identiteti i te cilëve nuk bëhen të ditur për shkaqe të hetimit.

Për këtë ngjarje të hënë u ndalua dhe efektivi i FNSH-së, Ardian Loci.

Të arrestuar së fundmi

-Dritan Lisaj, 39 vjeç, banues në fshatin Mgullë ,Kryeplak.

-Gjin Lushi, 61 vjeç, banues në fshatin Xhan, Kryeplak 

-Ndoc Papshaj, 52 vjeç, banues në fshatin Kir

-Gjovalin Gravilaj, 45 vjeç, banues në Plan Gjuraj

-Llesh Qeftaj, 49 vjeç, banues në Omaraj

-Emiljan Qeftaj, 23 vjeç, banues ne Omaraj 

-Nikë Qeftaj, 20 vjeç, banues në Omaraj

-Rinaldi Qeftaj, 22 vjeç, banues ne Omaraj

-Dedë Koçeku, 47 vjeç, banues në fshatin Pog

 –

Gezim (Gjin) Çakaj, 48 vjeç, banues ne Omaraj

 –

Benard Bungaja, 25 vjeç, banues në fshatin Plan

 –

Gjon Ndresaj, 29 vjeç, banues në fshatin Pog

-Mentor Bungaja, 30 vjeç, banues në fshatin Plan

-Mark Bashi, 40 vjeç, banues në fshatin Mgullë

 –

Nikë Bashi, 43 vjeç, banues në fshatin Mgullë

 –

Ndokë Bregu, 63 vjeç, banues në Xhan

POlicia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-31.140 rrënje bime cannabis sattiva.

-150 kg lëndë narkotike cannabis sattiva.

-330 gram fare bime narkotike cannabis sattiva

-9 automjete.

-22 telefona celularë

Një mitroloz model 56 kalibri 7.62 mm

-Dy automatikë model 56 kalibri 7.62 mm.

-Dy armë zjarri pistoletë.

-Një sasi fishekësh .