Policia greke shkatërroi një rrjet shqiptar të trafikut të kokainës. Në pranga ranë tre shqiptarë, dy meshkuj 38 dhe 37 vjeç si dhe një femër 31-vjeçare.

Grupi i drejtuar nga 38-vjeçari shqiptar transportonte dhe shpërndante kokainën në Selanik.

Në momentin e arrestimit, drejtuesit të grupit iu zbuluan në automjet 2.3 kilogram kokainë e gatshme për t’u hedhur në treg.

Gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit u gjet ndër të tjera edhe një shumë prej rreth 28 mijë eurosh, 12 mijë lekë 9 telefona celularë e 2 peshore për kokainën. Atij iu sekuestruan edhe 2 automjete që kishte në pronësi.

Tv Klan