Alban Meha mund të quhet pa frikë lojtari kryesor i Koniasporit.

Mesfushori shqiptar shënoi sot në mbrëmje golin e fitores 1–0 në takimin me Beshiktashin, duke mos i dhënë asnjë mundësi skuadrës së njohur nga Stambolli.

Kjo është një tjetër fitore pas asaj të arritur muajin e kaluar në fushë kundërshtare.

Kështu Koniaspori është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Turqisë.

Rivali i radhës është Fenerbahçe.

Gjysmëfinalet do të luhen me dy takime në prill dhe maj.

Tv Klan