Shqipëria merr një fitore bindëse 3 me 2 në miqësoren me Turqinë, të luajtur të hënën në mbrëmje në Antalia.

Një test i rëndësishëm për Kuqezinjtë dhe trajnerin Christian Panuçi, i cili eksperimentoi me 3 sulmues në këtë përballje. Kombëtarja bëri një paraqitje pozitive edhe pse luajti për shumë minuta me 10 futbollistë, pasi Ledian Memushaj u ndëshkua me dy kartonë të verdhë. Shqipëria u shfaq e rrezikshme me Armando Sadikun, i cili befasoi përfaqësuesen turke duke shënuar 2 gola në pjesën e parë.

Sulmuesi i Legias së Varshavës shfrytëzoi krosimet e Odise Roshit. Përjashtimi nga loja në fundin e pjesës së parë i Ledian Memushajt, ndryshoi disi lojën e kuqezinjve që menduan për mbrojtjen. Turqia shkurtoi diferencën në fillimin e pjesës së dytë me Cengiz Under. Eros Grezda realizoi golin e tretë për Shqipërinë atëherë kur lojtarët e Turqisë po kërkonin golin e barazimit.

Ky ishte i pari për mesfushorin me tipare sulmuese me fanellën e Kombëtares. Emre Akbaba shënoi në minutën e 60’, por ky gol i turqve nuk ndryshoi asgjë. Gjatë pjesës së dytë Christian Panuçi ndryshoi skemën, duke e kthyer më mbrojtëse, ndërsa pati minuta edhe për debutuesit Kamer Qaka e Astrit Ajdareviç.

Fitorja e fundit e Shqipërisë me Turqinë ishte në miqësoren e luajtur në vitin 2001 e laujtur në Gaziantep. Trajneri Panuçi do të këtë disa muaj kohë për të përgatitur ekipin për Ligën e Kombeve dhe kualifikueset e Euro 2020.

Tv Klan