Fenomeni i lulëzimit të algave ka transformuar në blu të ndritshme me ngjyra të ndezura një det në Australi.

 Kjo ka ndodhur në Tasmania të Australisë, me fenomenin natyror që ndodh kur organizmat e vegjël emetojnë dritë si mekanizëm mbrojtjeje.

 “BBC” thotë se sipas ekspertëve, ky fenomen ndodh zakonisht në ujëra të pastra.

 Megjithëse nuk janë toksike, algat mund të shkaktojnë irritime lëkure tek disa njerëz.

“I gjithë gjiri ishte blu i ndritshëm,” tha Brett Chatwin, i cili e fotografoi spektaklin afër shtëpisë së tij.

“U trondita. Ishte mahnitëse,” tha ai./tvklan.al