Shkëlzen Gashi është kthyer në të preferuarin e tifozëve të Kolorado Rapids. Sulmuesi shqiptar u përzgjodh si lojtari i muajit Shtator në një sondazh në faqen zyrtare të klubit amerikan.

Gashi realizoi 2 gola në takimin e fundit në kampionat, njëri prej tyre nga goditje standarte. Shkëlzen Gashi ishte edhe pjesë e ekipit ideal të javës kampionatin amerikan.

Futbollisti i Kombëtares u transferua te Kolorado Rapids në muajin Shkurt duke firmosur një kontratë 4 – vjeçare.

Tv Klan