111111111

Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë në listën e vendeve kryesore përsa u përket shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë, sërish ato luajnë një rol të rëndësishëm në eskportet dhe importet.

INSTAT thotë se  vitin e kaluar ecuri më të mirë në marrdhëniet tregtare kanë patur eksportet. Në krahasim me vitin 2014, në vitin 2015  eksportet e mallrave shqiptare drejt Amerikës u rritën me 46.5%. Nga afro 1.5 miliard lekë, ato shkuan në afro 2.2 miliard lekë.

Por kjo ecuri pozitive nuk ka qenë e njëjtë për mallrat që në marrim nga ShBA, pasi në krahasim me vitin 2014, vitin e kaluar importet shënuan rënie me 35.6%.   Nga afro 13.3 miliard lekë që ishte totali I importeve në 2014- ën, vitin e kaluar  ishin afro 8.6 miliard lekë pra 4.7 miliard lekë më pak.

Por çfarë eksportojmë ne drejt Amerikës? Sipas Instat  grup-mallrat kryesore janë, ushqimet, pije dhe duhan, minerale lëndë djegëse, produkte kimike, tekstile, material ndërtimi etj.  Të njëjta janë edhe grup-mallrat e importeve.

Në total, shkëmbimet tregtare zënë 1.8%   të gjithë tregtisë me vendet e tjera.

Tv Klan