Lezhe-aksidentNjë shkëmbim zjarri ka ndodhur në orën 14 e 45 minuta në Lezhë.

Në këtë ngjarje mësohet se janë përfshirë dy të rinj, pas një aksidenti me automjetet e tyre, në rrugën nacionale Balldre – Lezhë.

Policia thotë se Valentin Lekaj ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Vincent Tukut dhe se ky i fundit është kundërpërgjigjur gjithashtu me armë.

Lekaj është arrëstuar, ndërsa Tuku ka mundur të largohet.

Tv Klan