Shkencëtarët japonezë kanë arritur t’i rikthjenë pjesërisht shikimin një pacienti të verbër.

Ndërhyrja revolucionare u realizua falë përdorimit të qelizave të lëkurës së vetë pacientit, të cilat ia transplatuan në sy.

Pacientja, një 70 – vjeçare e diagnostikuar me një sëmundje të  syve që sjell humbjen e shikimit kryesisht për shkak të moshës, iu nënshtrua operacionit eksperimental në 2014 – ën, si pjesë e një programi pilot. Tashmë, gati dy vite pas trasplantit, shkencëtarët kanë vendosur të bëjnë publike rezultatet.

Shkencëtarët morën një pjesë të vogël nga lëkura e krahut të saj (4 mm në diametër) dhe modifikuan i qelizat, duke i riprogramuar ato me sukses në qeliza staminale pluripotente.

Këto të fundit kanë aftësinë të modifikohen thuajse në të çdolloj indi në trup. Kjo është edhe arsyeja se përse qelizat e marra nga krahu mund të rivendosen në indet e retinës.

Vetë shkencëtarët japonezë u shprehën tepër të lumtur për këtë arritje megjithëse thanë se është vetëm hapi i parë i përdorimit të këtyre qelizave në mjekësinë rigjeneruese. /tvklan.al