Shkencëtarët deklarojnë se Planeti X do shkatërrojë Tokën në këtë datë

Sipas asaj që pretendohet nga mbështetësit e teorive konspirative, planeti famëkeq legjendar sumerian, Nibiru, së shpejti do i kalojë pranë planetit tonë.

Shkencëtarët thonë se Planeti X fshihet pas yjeve të tjera të sistemit diellor dhe deri më tani nuk është identifikuar. Mbështetësit e kësaj teorie besojnë se afrimi i këtij planeti do të shkaktojë shkatërrimin e menjëhershëm të Tokës.

Nteivnt Mead, autori i “Planetit X – Ardhja e vitit 2017”, beson se planeti është duke iu afruar polit jugor të Tokës dhe do të shkaktojë fatkeqësi masive. Planeti do i vijë shumë afër Tokës më 23 shtator, 2017. Në “Apokalips” thuhet “Një shenjë e madhe u duk në qiell. Një grua ‘kishte mbathur’ diellin, hënën nën këmbët e saj dhe një kurorë me 12 yje mbi kokën e saj”.

“Shenja e gruas, e përshkruar në “Apokalips” është një formë e një fenomeni astronomik që ndodh për disa orë. Sipas modeleve kompjuterike, kjo shenjë nuk ka ndodhur kurrë në historinë e njerëzimit. “Megjithatë, ç‘mund të provojë kjo bindshëm?” shprehet Mead, i cili thotë se Planeti X do i kalojë një herë të vetme pranë Tokës në shtator.

Librat dhe videot që qarkullojnë në internet që mbështesin mendimin global e shkatërrimit të Tokës, duhet të jenë përgatitur vite para se kjo të ndodhë, kur Planeti X t’i afrohet orbitës së Tokës.

Në të kaluarën, u parashikua se planeti Nibitu do e godiste planetin tonë në dhjetor të vitit 2015 dhe në shtator të të njëjtit vit. Ai parashikoi gjithashtu se do ta godiste Tokën në vitin 2012, që përkonte edhe me Apokalipsin e Majave.

Kategori
KurioziteteTe funditTë gjitha
1 Koment
  • Konsumatoriqekerkonmediatemirefillte
    2 Prill 2017 at 14:22
    Përgjigju

    Po si nuk u vjen pak turp?!

  • Përgjigju

    *

    *